Belinda Balluku drejt fatit të Erion Veliajt, ja kurthi që Edi Rama iu ngriti dy njerëzve më të rëndësishëm në PS

Belinda Balluku drejt fatit të Erion Veliajt, ja kurthi që Edi Rama iu ngriti dy njerëzve më të rëndësishëm në PS

Mund të gjesh në politikën shqiptare disa akte të forta tradhtie, por janë të pakta rastet kur një lider aktron aq hapur publikisht për të mbajtur gjallë iluzionin e besnikërisë, vetëm që më pas ta flijojë aleatët e tij më të afërt. Kjo është pikërisht historia e Edi Ramës me Erion Veliajn dhe Belinda Ballukun, dy njerëzit më të fuqishëm në PS. Rama po e vendos Belinda Ballukun në gjumë, njësoj siç bëri me Erion Veliajn duke e mbajtur për disa muaj me ëndrrën se kishte pas vetes mbështetjen e tij dhe të Partisë Socialiste, përpara se t’i jepte goditjen finale me firmën për shkarkimin. Strategjia e Ramës, një përzierje reagimesh emocionale, premtimesh publike dhe kthesash të befta politike mund të lexohen nga sot, si...