Belinda Balluku dorëzon postin mes lotëve dhe deklaron se vjedhjet dhe korrupsionin i kreu sipas mësimeve të Edi Ramës

Belinda Balluku dorëzon postin mes lotëve dhe deklaron se vjedhjet dhe korrupsionin i kreu sipas mësimeve të Edi Ramës

7 vite pasi u emërua për herë të parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i foli për herë të fundit stafit të dikasterit që drejtoi tashmë si e shkarkuar. E larguar me vendim të kryeministrit për shkak të përballjes me Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Balluku i shikon 7 vitet e saj në qeveri si historike. “Puna që kemi bërë është historike. Fjalët i merr era, punët do na mbeten aty”, tha fillimisht Balluku. Në prezantimin e pasardhësit si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku i mohoi të gjitha akuzat e Prokurorisë së Posaçme ndaj saj, ndërsa dukshëm ishte e prekur dhe e përlotur. “Unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media...