Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen

Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen

Krerët e shtetit dhe politika uruan besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Presidenti i Republikës Bajram Begaj përcolli urimet e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social X. Kreu i shtetit shkruan; “Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”. Ndërkohë edhe Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë besimtarët e krishterë në një postim në “Facebook” me një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”. Krahas foto, kreu i qeverisë shkruan; “Gëzuar Krishtlindjen”.