Bedelja e pushtetit/ Ja si Elira Kokona bllokoi investimin më të madh teknologjik në vend

Bedelja e pushtetit/ Ja si Elira Kokona bllokoi investimin më të madh teknologjik në vend

Elira Kokona ishte një emër i panjohur, jo vetëm për publikun e gjerë, por edhe për vet socialistët përpara se këta të fundit të vinin në pushtet në vitin 2013. Por zonja Kokona kishte fatin e madh të ishte në rrethin e Engjëll Agaçit. Kjo lidhje ishte çelësi që hapi dyert e karrierës gjithmonë në ngjitje të Kokonës, deri në majat e pushtetit e Rilindjes. Fillimisht Kokona u emërua si sekretare e përgjithshme e ministrisë së Kulturës me Kumbaron. Më pas kaloi tek Drejtësia dhe më tutje zv/sekretare e përgjithshme e Kryeministrisë. Por ironia qëndronte në faktin se gjatë kohës që shërbente si zyrtare e lartë publike, zonja Kokona vazhdonte punën e saj si avokate ku përfaqësonte palët private kundër shtetit shqiptar në gjykatat ndërkombëtare....