BE ndëshkon sërish Shqipërinë, pas bujqësisë pezullohen fondet për axhendën dixhitale, shkak afera korruptive dhe…
Vjedhjet e pandalshme të fondeve publike në Shqipëri i kanë hapur punë edhe Brukselit. Pas ndërprerjes të fondeve për fermerët, Bashkimi Europian ka vendosur të ngrijë financimet edhe për një tjetër komponent të rëndësishëm të ndihmës për Shqipërinë. Këtë herë bëhet fjalë për sektorin dixhital, por arsyeja është e njëjtë; korrupsioni. Tre burime të pavaruara i thanë “Kapitali.al” se vendimi për të ndërprerë urgjentisht financimet e axhendës dixhitale për Shqipërinë është marrë pas shpërthimit të aferës AKSHI. Të njëjtat burime bënë të ditur se Komisioni Europian ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare për ngrirjen pa afat të financimeve me argumentin e mbrojtjes së interesit të taksapaguesve të BE-së. Prapaskenat Bashkimi Europian financon sektorin dixhital në Shqipëri përmes një sërë programeve. Në verën e këtij viti, qeveria...
Burimi:
sot.com.al