No Image Available

BE kërkon më shumë masa nga Shqipëria për vizat dhe azilin

Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e 8-të në kuadër të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave, ku vlerëson se Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të adresuar shumicën e rekomandimeve të mëparshme, por thekson se nevojitet progres i mëtejshëm në disa fusha kyçe. Sipas raportit, një nga çështjet prioritare mbetet përafrimi i politikës së vizave të Tiranës zyrtare me listën e BE-së, veçanërisht ndaj vendeve të treta, shtetasit e të cilave paraqesin rrezik për migrim të paligjshëm apo siguri në Bashkimin Evropian. Komisioni kërkon gjithashtu që Shqipëria të harmonizojë procedurat e lëshimit të vizave me standardet e Shengenit, përfshirë mbledhjen e të dhënave biometrike, si fotografi digjitale dhe gjurmë gishtash. Një tjetër shqetësim i rëndësishëm lidhet me aplikimet e pabazuara për azil nga shtetas shqiptarë në vendet...