Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Nga Baton Haxhiu Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur ta pranojë. Dhe kjo nuk ka qenë një zgjedhje emocionale, por një qëndrim i qartë institucional. Qëndrimi i Edi Ramës pas rezultatit 4 me 4 në Gjykatën Kushtetuese nuk është thjesht reagim politik. Është një pozicionim institucional që synon të vendosë një vijë ndarëse mes asaj që ai e konsideron ushtrim normal të drejtësisë dhe asaj që ai e sheh si ndërhyrje të saj në funksionimin e pushtetit ekzekutiv. Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Belinda Ballukut jo sepse nuk e konsideron serioz hetimin, por sepse nuk e pranon pezullimin si instrument për të ndryshuar përbërjen e qeverisë përpara se gjykata të ketë folur me vendim përfundimtar....
Burimi:
argjiroja.net