Bastet sportive online kthehen/  Këshilli i Ministrave miraton rregulla të reja

Bastet sportive online kthehen/ Këshilli i Ministrave miraton rregulla të reja

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton standardet teknike dhe rregullat minimale që duhet të përmbushin sistemet dhe platformat e basteve sportive online në Shqipëri. Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, vendimi u miratua në mbledhjen e qeverisë më 11 mars 2026 dhe synon rritjen e kontrollit dhe transparencës në funksionimin e basteve sportive online nga subjektet e licencuara. Vendimi përcakton një sërë standardesh që lidhen me kushtet teknike dhe kërkesat minimale që duhet të plotësojnë sistemet, faqet e internetit dhe aplikacionet për bastet sportive online. Ndër të tjera, ai përfshin kërkesat teknike minimale që duhet të përmbushin sistemet ku administrohen, menaxhohen dhe zhvillohen bastet sportive online, duke përfshirë komponentët hardware dhe software. Gjithashtu, janë përcaktuar rregulla të qarta...