“Bashkimi është i domosdoshëm”/ Noka bën thirrje për protestën: Protesto, vepro, më 20 shkurt të bëjmë…

“Bashkimi është i domosdoshëm”/ Noka bën thirrje për protestën: Protesto, vepro, më 20 shkurt të bëjmë…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga një takim në Bulqizë, ka ndarë mesazhin e bashkimit të qytetarëve në protestën e 20 shkurtit. Noka thekson se bashkimi është i domosdoshëm si një detyrë qytetare ndaj qeverisë socialiste. “Më 20 SHKURT, qytetarë nga Bulqiza do i bashkohen protestës kombëtare përpara kryeministrisë. Do të jemi të gjithë bashkë, për të ndalur fundin e procesit të integrimit europian, të demokracisë në Shqipëri dhe të shtetit të së drejtës, ndërtimi i të cilit është produkt i angazhimit qytetar dhe i të gjithë aktorëve në vend. Protesto! Vepro! Bëj detyrën tënde qytetare! Asnjë nuk është i tepërt në protestë. Të gjithë janë të nevojshëm. Bashkimi është i domosdoshëm”,-shprehet Noka.