“Bashkia Skrapar, rrezikon zhdukjen nga harta e Shqipërisë”/ Ndryshimet prej “Territoriales”, Xhaferri ngre alarmin
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar sot lidhur me ndryshimet që priten në vend përmes Reformës Administrativo-Territoriale. Xhaferri shkruan në një postim në rrjetet e tij sociale se kjo reformë nuk është e plotë nëse nuk respekton historinë, etnografinë doket e zakonet e një treve, duke u ndalur te rasti i Skraparit. Xhaferri veçon elementët e rrallë të traditës së kësaj zonë, që thekson se i njeh mjaft mirë edhe për shkak të origjinës së tij familjare. Sipas deputetit, rreziku konkret që vjen për këtë zonë nga ‘Territorjalja’ është zhdukja e Bashkisë Skrapar nga harta e vendit. Besart Xhaferri: “Skrapari nuk preket! Një reformë territoriale nuk mund të quhet e plotë nëse ajo nuk respekton historinë, etnografinë doket e zakonet e një treve....
Burimi:
sot.com.al