Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

Duke nisur nga dt. 12 mars, segmenti rrugor nga Parruca drejt Xhabijes do të jetë i hapur në dy sense qarkullimi.Ky ndryshim në organizimin e qarkullimit bëhet me qëllim lehtësimin e lëvizjes së mjeteve dhe reduktimin e trafikut në disa zona të qytetit të Shkodrës.Policia Bashkiake dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të jenë në bashkëpunim të vazhdueshëm, për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zbatimit të këtij ndryshimi.Drejtuesit e mjeteve ftohen të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e autoriteteve. /Njoftim i Bashkisë Shkodër për mediat/ Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin...