Bashkëshortja e Rexhep Selimit në Hagë: Presim lirimin e ish-krerëve të UÇK

Bashkëshortja e Rexhep Selimit në Hagë: Presim lirimin e ish-krerëve të UÇK

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi para se të hyjë në seancën që po mbahet sot në Hagë deklaroi se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë qëndrojnë ballëhapur se kanë bërë luftë çlirimtare. Ajo është e bindur se verdikti final do të jetë lirimi i ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020. “Kjo gjykatë ka qenë e padrejtë që prej fillimit, e padrejtë që është themeluar dhe padrejtësisht po e gjykon Kosovën dhe luftën tonë. Ne si ushtarë qëndrojmë ballëhapur se kemi bërë luftë çlirimtare, për këtë jam shumë e bindur dhe gjykatësit do ta shohin, do ta shohin këtë të drejtë”, tha Selimi. Lidhur me kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për 45 vjet...