Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Bashkëpuno ose ke plumbin në kokë’, zbardhet dëshmia e Gerond Meçes: Më thanë tërhiqu nga ankimimet dhe gjyqi në…
Në dosjen hetimore të AKSHI-t, Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri, në kërkim nga SPAK, akuzohen për pengmarrje ndaj biznesmenit Gerond Meçe. Një emision televiziv, përmes dëshmisë së biznesmenit, ka sjellë me detaje se si pengmarrësit kërkuan nga Gerond Meçe të tërhiqej nga procedurat e ankimimit në Komisionin e Prokurimeve Publike. “Gjatë kohës që arritën të marrin passwordin e telefonit, personi që ndodhej në vendin e parë të pasagjerit më tha që: ‘Po të kërkojmë të bashkëpunosh, jo si me passëord-in, se në të kundërt ke plumbin në kokë’. Ky është edhe momenti ku të tre, përveç shoferit, demonstrojnë armët e shkurtra që kishin në brez. Ndërsa personi i dytë nxorri pistoletën nga brezi, dhe e mbante në dorë, duke nxjerrë dhe futur karikatorin, ndërkohë...