Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Barometri i Ballkanit/ Shqiptarët mosbesues ndaj politikës, të shqetësuar për çmimet e larta dhe ndotjen e ajrit
Çmimet e larta janë çështja më shqetësuese ekonomike e shqiptarëve sipas rezultateve të Barometrit të Ballkanit 2025 të publikuar së fundmit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Për 72 për qind të shqiptarëve rritja e çmimeve janë problemi më madhor, niveli më i lartë në Rajon, pas Kosovës ku për 77 % të qytetarëve atje çmimet janë një problem shqetësues. Sipas KRB në vitin 2025, rritja e çmimeve dhe inflacioni vazhdojnë të kryesojnë listën e shqetësimeve publike, të përmendura nga 66% e të anketuarve, një rritje e lehtë nga 64% në vitin 20241. Situata e përgjithshme ekonomike mbetet çështja e dytë më e përmendur me 44%, duke shënuar një rënie graduale nga 45% në vitin 2024 dhe 47% në vitin 2023. Korrupsioni shihet ende si një...