Bariu nga Tepelena i zhdukur prej 4 ditësh, vëllai: I lutem shtetit dhe gjithë njerëzve të na ndihmojnë

Bariu nga Tepelena i zhdukur prej 4 ditësh, vëllai: I lutem shtetit dhe gjithë njerëzve të na ndihmojnë

Prej katër ditësh, në shtratin e lumit Vjosë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine. Ai është larguar pa adresë nga banesa më 3 shkurt, ndërsa humbja e tij është denoncuar nga familjarët në policinë lokale. 65-vjeçari punonte si bari në zonat buzë lumit Vjosë, çka ka ngritur dyshime se ai mund të ketë rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit. Në operacionin e kërkimit janë përfshirë palumbarët e RENEA-s, efektivë të Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e emergjencës. Krehja e shtratit të Vjosës po zhvillohet në një terren të vështirë, për shkak të rrymave të forta të ujit dhe kushteve natyrore. Familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit. “Ai kishte disa dele, i kulloste çdo mëngjes në zonën...