Bardhi takohet me zyrtaren e CDU në Berlin: Lufta kundër korrupsionit po pengon avancimin real të Shqipërisë drejt BE!

Bardhi takohet me zyrtaren e CDU në Berlin: Lufta kundër korrupsionit po pengon avancimin real të Shqipërisë drejt BE!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar me zëvendës kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU-së në Bundestag, ndërsa ka zbardhur edhe diskutimet e zhvilluara me zyrtaren për çështjet evropiane. Bardhi thekson se diskutimi është përqendruar në standartet që duhet të përmbushë Shqipëria për integrimin në BE, ndërsa shton se lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore dhe pengesa për të ecur në këtë proces. Sipas tij, kultura politike që është shndërruar në mburojë të korrupsionit, duke iu referuar rastit të Belinda Ballukut, po dëmton besimin e qytetarëve si dhe po e bllokon progresin e vendit drejt integrimit në Union. “Gjatë vizitës në Berlin ishte kënaqësi takimi me Znj. Patricia Lips – Zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar të CDU në Bundestag, përgjegjëse për çështjet europiane....