Barcelona fiton trofeun e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit

Barcelona fiton trofeun e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit

Barcelona ka fituar trofeun e Superkupës së Spanjës përballë rivalit të përjetshëm, Real Madridit, në finalen e zhvilluar në Arabinë Saudite. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-2 në një sfidë spektakolare dhe tepër emocionuese, duke dhuruar një finale të jashtëzakonshme për tifozët. Golat për Barcelonën u shënuan nga Raphinha, autor i dy golave, dhe Robert Lewandowski. Ndërsa për Real Madridin realizuan Vinícius Júnior dhe García. Një finale e fortë, me ritëm të lartë dhe emocione deri në minutat e fundit, që konfirmoi edhe një herë rivalitetin e madh mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll.