Banorët paralajmëruan se do të braktisnin shtëpitë, Bashkia e Elbasanit tërhiqet nga zgjerimi i varrezave

Banorët paralajmëruan se do të braktisnin shtëpitë, Bashkia e Elbasanit tërhiqet nga zgjerimi i varrezave

Bashkia e Elbasanit është tërhequr pjesërisht nga projekti për zgjerimin e varrezave publike, pas reagimeve të forta të banorëve të lagjes “Emin Matraxhiu”, të cilët ju drejtuan me një peticion dhe paralajmëruan braktisje të shtëpive. Autoritetet vendore kanë zbritur në terren dhe pasi kanë parë nga afër situatën në zonën e Belebesë, si dhe kanë dëgjuar shqetësimet e banorëve, kanë njoftuar se projekti do të rishikohet. Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, së bashku me punonjës të administratës vendore, kanë zhvilluar një takim me banorët e zonës, ku kanë dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kanë parë konkretisht afërsinë e parcelës së planifikuar, me shtëpitë. Sipas banorëve, përfaqësuesit e bashkisë u kanë premtuar se projekti do të rishikohet dhe se distanca e varrezave nga shtëpitë e prekura...