Banorët në protestë para Bashkisë: Ende nuk jemi dëmshpërblyer nga përmbytjet e kaluara

Banorët në protestë para Bashkisë: Ende nuk jemi dëmshpërblyer nga përmbytjet e kaluara

Banorët në Durrës kanë dalë në protestë këtë të premte pas situatës problematike të përmbytjeve. Qytetarët kanë ngritur shqetësime  mungesën e mbështetjes së qeverisë. Protesta po mbahet para Bashkisë së Durrësit. Durrësi u ‘paralizua’ totalisht nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Banorët e zonës bëjnë përgjegjës institucionet për mungesë përgjegjësie dhe angazhimi për të bërë pastrimin në kohë të kanaleve kulluese. Si pasojë e motit të keq, në Durrës u raportua edhe një viktimë.