Banorët kundër shembjes së banesave të tyre/ Reagon kompania Gener 2: Projekti është në përputhje të plotë me ligjin

Banorët kundër shembjes së banesave të tyre/ Reagon kompania Gener 2: Projekti është në përputhje të plotë me ligjin

Teksa tashmë ka kaluar pothuajse një muaj që banorët e zonës së Rrjollit në Velipojë përplasen me policinë dhe makinat e firmës ndërtuese të projektit turistik “Blue Borgo” ka reaguar për herë të parë pronari i këtij projekti Bashkim Ulaj. Reagimi është bërë përmes një postimi në kompaninë mediatike në pronësi të tij “A2CNN”, ku shkruhet se: “Kompania Gener 2 ndjen detyrimin të informojë opinionin publik me qartësi, përgjegjësi dhe transparencë të plotë” Në deklaratë sqarohet se sa i përket procesit gjyqësor të përfolur së fundi nuk ka të bëjë me perimetrin ku po zhvillohet projekti “Blue Borgo” dhe nuk ka lidhje as jurdike e as faktike me kompaninë në fjalë. “Procesi gjyqësor për të cilin është përfolur në mënyrë tendencioze, siç mund të shihet edhe...