“Banorët kanë dalë pa paralajmërim”/ Gjendja e mjerueshme e aksit rrugor, Kalaja: E lënë në harresë totale
Banorët dhe fëmijët e zonës së Luzit në Fushë-Krujë kanë dalë sërish në protestë, duke bllokuar për të dytën ditë me radhë rrugën kryesore. Shkak është bërë gjendja e mjerueshme e këtij aksi rrugor, i cili prej vitesh është lënë në harresë totale nga autoritetet. Në një lidhje live, drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në Partinë Demokratike, Aulon Kalaja, tha se rruga e cila konsiderohet si pjesë e unazës së Fushë-Krujës dhe një arterie me rëndësi të madhe ekonomike, ku kalojnë rreth 2000 kamionë në ditë, është kthyer në një burim rreziku dhe falimentimi për komunitetin. Sipas Kalasë, gropat e mëdha dhe mungesa e asfaltit e bëjnë thuajse të pakalueshme. Situata është veçanërisht alarmante për nxënësit e shkollës “Gjon Luka”, të cilët detyrohen...
Burimi:
sot.com.al