Banorët e Rrjollit prej 6 javësh në protestë kundër ndërtimit të resortit, përplasen me policinë: Na dhunuan

Banorët e Rrjollit prej 6 javësh në protestë kundër ndërtimit të resortit, përplasen me policinë: Na dhunuan

Banorët e Rrjollit kanë dalë sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit në tokat e tyre nga kompania “Gener 2” pasi pretendojnë se po u merret prona padrejtësisht. Prej gjashtë javësh ata vijojnë betejën e tyre duke kërkuar drejtësi, ndërsa kanë protestuar dhe para Prokuroria e Posaçme, nga i cili kërkojnë që të marrë dosjen në dorë.“O kriminela, policia e krimit. Hajduta. A keni turp apo nuk keni” – dëgjohen duke thënë disa nga protestuesit ndërsa përplasen me policinë. Ata akuzojnë efektivët se kanë ushtruar edhe akte dhune ndaj tyre, ndërsa disa prej banorëve janë shoqëruar në polici. Pavarësisht situatës së krijuar, banorët shprehen të vendosur të vijojnë protestat çdo ditë deri në ndërprerjen e punimeve për resortin që, sipas tyre, cenon pronat dhe mjedisin...