Banorët e Rrjollit përplasen me rojet private, i hedhin në kanal dhe i përzënë me gurë, momentet e tensionit

Banorët e Rrjollit përplasen me rojet private, i hedhin në kanal dhe i përzënë me gurë, momentet e tensionit

Qytetarët e Rrjollit kanë protestuar sërish këtë të shtunë për pronat e tyre të cilat janë dhënë kompanisë “Gener 2” për ndërtimin e një resorti turistik. Dhjetëra banorët kanë thyer xhamat e eskavatorëve dhe kabinave të kompanisë “Gener 2”, si dhe janë përplasur me rojet e kompanisë private të sigurisë, e cila është kontraktuar për ruajtjen e kantierit. Banorët i kanë shtyrë në kanal rojet e kompanisë private dhe kanë tentuar t’i përzënë duke i goditur me gurë. “Poshtë hajdutët, poshtë hajdutët, poshtë hajdutët”, ikni, ikni”, dëgjohen tek brohorasin në kor protestuesit. Banorët e Rrjollit zotohen për të mos hequr dorë nga prona e tyre edhe pse çdo ditë përplasen me punonjësit e kompanisë, policisë dhe çdo ditë shoqërohet në komisariat pas përplasjeve.