Bankers Petroleum zhduku 12 mln dollarë në një llogari të fshehtë muajin e kaluar
Klodian TomorriNë fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes portit të Petroliferas në Vlorë, dy ngarkesat e radhës për eksport të naftës së nxjerrë nga fusha e Patos-Marinzës. Anijet, të cilat kishin në total një sasi prej mbi 200 mijë fuçi nafte, u shitën përmes një kompanie italiane brokerimi të quajtur Mercuria.Sipas marrëveshjes, vlera e dakortësuar për shitjen e naftës ishte rreth 12 milionë dollarë dhe pagesa do të kryhej në dhjetor. Por paratë as nuk mbërritën në Shqipëri dhe as shkuan në llogarinë e Bankers në Vjenë. Ato u zhdukën në një llogari të fshehtë që nuk dihet se në cilin vend dhe bankë ndodhet.Skandali plasi kur dikush nga punonjësit e Bankers i kërkoi brokerit italian dokumentat se ku ishin derdhur paratë e...
Burimi:
sot.com.al