Banka e Zhvillimit, Tabaku: Rrezikon të kthehet në një lavatriçe financiare

Banka e Zhvillimit, Tabaku: Rrezikon të kthehet në një lavatriçe financiare

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, denoncoi dje ngritjen e Bankës Kombëtare të Zhvillimit, që sipas saj, rrezikon të kthehet në një tjetër lavatriçe financiare në vend. “Në kulmin e një krize të thellë korrupsioni, krize reale të qeverisjes dhe mungese legjitimiteti politik të shumicës, u miratua dhe u ngrit Banka Kombëtare e Zhvillimit. Në letër, synimi i kësaj banke paraqitet gjithmonë dashamirës për ekonominë. Ashtu siç ishin “dashamirëse” edhe inceneratorët, PPP-të apo tenderat publikë që sot janë simbol i abuzimit dhe korrupsionit, ku paratë e shqiptarëve përfundojnë në duart e një grushti njerëzish. Në realitet, pas kësaj fasade zhvillimi, Banka e Zhvillimit rrezikon të kthehet në një tjetër lavatriçe financiare, një instrument i rrezikshëm pa asnjë kontroll real, përmes të cilit mund të abuzohen...