Bandat shqiptare mbushin Britaninë me cigare të paligjshme, Daily Mail: Përdorin TikTok për t’i shitur
Bandat shqiptare po përdorin TikTok-un, Facebook-un dhe Instagram-in për të shitur cigare me çmime të ulëta për ‘dërgesë ekspres’ në shtëpitë britanike. Duhani i kontrabanduar është një nga produktet më fitimprurëse të tregut të zi, duke i kushtuar Thesarit më shumë se 3 miliardë paund në vit në të ardhura të humbura nga taksat. Policia thotë se tregtia dominohet nga grupet ndërkombëtare të krimit të organizuar, me fitimet që shkojnë në lloje të tjera të kriminalitetit, duke përfshirë trafikun e drogës, trafikun e armëve dhe kontrabandën e njerëzve. Me grupet shqiptare që kontrollojnë tashmë pjesën më të madhe të tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, ato duket se po kalojnë edhe në tregun e zi të duhanit. Një hetim i Daily Mail zbuloi shumë...
Burimi:
sot.com.al