“Balluku u zbulua në përgjime si ndante tenderat”, Shehaj: Abuzimi dhe korrupsioni kanë izoluar juglindjen

“Balluku u zbulua në përgjime si ndante tenderat”, Shehaj: Abuzimi dhe korrupsioni kanë izoluar juglindjen

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në një studio televizive ka ngritur alarmin për situatën e rëndë të infrastrukturës rrugore në vend, pas shembjes së disa akseve që lidhin kryeqytetin me juglindjen e Shqipërisë. Shehaj u ndal veçanërisht tek rasti i urës së shembur në aksni Librazhd-Prrenjas, duke e cilësuar ngjarjen si pasojë të drejtpërdrejtë të abuzimeve me fondet publike. “Kjo urë është shembur sepse janë gërmuar inertet në lumë dhe ura ka humbur bazën mbajtëse. Natyra është përgjigjur, ndërsa kemi të bëjmë me një abuzim të pastër,” deklaroi ai. Sipas tij, situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak të mungesës së transparencës nga autoritetet përkatëse. “Nuk janë në gjendje të thonë se kur do të rregullohet dhe kur do të rivendoset lidhja...