“Balluku”, Rama: Integrimi nuk cënohet. Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale

“Balluku”, Rama: Integrimi nuk cënohet. Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp. Dalja publike e kreut të qeverisë vjen një ditë pas seancës plenare ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për marrjen e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Rama është shprehur se rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, nuk e cënon integrimin e vendit në BE, ndërsa kërkesa e SPAK u rrëzua sepse nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë! “Do ta nis nga vendimi i djeshëm i Parlamentit për jehonën terësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Kërkesa nuk përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë. Ndërkohë, ajo tendenca për t’i dhënë përmasën e një fakti që do të bllokonte rrugëne Shqipërisë në BE, apo...