“Balluku”, PS mbledh të enjten Grupin Parlamentar
Më 26 shkurt, në orën 11:00, grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe ministrat do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët te Pallati i Brigadave. Pritet që mazhoranca të dalë me qëndrim zyrtar mbi rastin që ka ‘trazuar’ politikën shqiptare muajt e fundit, çështjen e Belinda Ballukut, ashtu siç në fakt e paralajmëroi edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. Përpos kësaj do të diskutohet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet e miratuara në Rregulloren e Kuvendit. Kjo lëvizje vjen pas mbledhjes për rreth 3 orë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kryesinë e Kuvendit në nisje të kësaj jave. Prokurorët e çështjes, Dritan Prençi e Dorina Bejko, lexuan relacionin me akuzat e ngritura ndaj Ballukut, e cila është pezulluar nga detyra si...
Burimi:
argjiroja.net