“Balluku”/ Manja-SPAK: Kush është intimiduar? Prokurorët: Dëshmitarë dhe të pandehur

“Balluku”/ Manja-SPAK: Kush është intimiduar? Prokurorët: Dëshmitarë dhe të pandehur

Dy muaj pasi SPAK dorëzoi kërkesën për arrestimin e Belinda Ballukut, Këshilli i Imunitetit u mblodh për herë të dytë për të shqyrtuar kërkesën, ndërsa vetë zv.kryeministrja nuk ishte e pranishme. Mbledhja, e cila ka nisur prej orës 10:00, po zhvillohet me dyer të mbyllura me kërkesë të SPAK pasi çështja përbën sekret hetimor. Anëtari i Këshillit të Mandateve Ulsi Manja i ka drejtuar prokurorëve të SPAK pyetje mbi deklaratat e tyre se Belinda Balluku, drejtpërdrejt dhe nëpërmjet palëve të tjera, ka kërcënuar dëshmitarë lidhur me çështjen e saj. Ulsi Manja: Këto që janë kërcënuar janë dëshmitar apo të pandehur? Prokuroria: Janë edhe të pandehur të tjerë, edhe persona dëshmitar qe s’janë të pandehur. Manja: A janë sekuestruar të gjitha provat? Prokuroria: Jo. Ulsi Manja: Cili është mekanizmi përmes se cilës Balluku po...