“Balluku”/ Këshilli i Mandateve prej 2 orësh mbledhje, debat për kërkesën e SPAK

“Balluku”/ Këshilli i Mandateve prej 2 orësh mbledhje, debat për kërkesën e SPAK

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. SPAK po përfaqësohet në këtë mbledhje nga tre prokurorë, drejtuesi i institucionit Klodian Braho si dhe dy prokurorët që po hetojnë zv.kryeministren, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Po ashtu kanë mbërritur avokatët e Ballukut, Pamela Qirko dhe Ardian Kalija. Mbledhja ka nisur me debate, pas kërkesës së Partisë Demokratike për t’a zhvilluar atë me dyer të hapura. Tashmë ka mbaruar relatimi i prokurorëve dhe kanë nisur të flasin avokatët e Ballukut. Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, me burg, në shtëpi ose kontroll banese.Gjatë mbledhjes të pak ditëve më parë të grupit...