‘Balluku e pandehur, autoritetet e SHBA-ve s’mund të kenë kontakt me të’, ish-prokurori: SPAK do të ketë në fokus…
Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar pjesëmarrjen e të Ngarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, në një aktivitet ku ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila aktualisht është e pandehur. Sipas Becit, fakti që Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur ka një rëndësi të veçantë në raport me marrëdhëniet me autoritetet amerikane. Ai theksoi se SHBA njohin dhe respektojnë autoritetet shtetërore shqiptare, por sipas praktikave të tyre, nuk mund të ketë kontakte zyrtare me persona që janë nën hetim penal. “Nëse Balluku është e pandehur, atëherë autoritetet amerikane nuk duhet të kenë kontakt me të. Nëse nesër ka të pandehur edhe në nivele më të larta, as ata...
Burimi:
sot.com.al