Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Balluku dhe PS e kanë humbur betejën e imunitetit”/SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, analisti: Duhet të marrë në fund
Në një intervistë televizive, analisti Namir Lapardhaja komentoi debatet në Këshillin e Mandateve, mbi kërkesën e SPAK për autorizim nga kuvendi për arrestimin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku. “Problemi i politikës shqiptare është që nuk japin dorëheqjen dhe përballen me drejtësinë pa imunitet. Imuniteti dhe mbështetja politike tani vihen në shërbim të ministres apo politikanit”, tha ai. Sipas Lapardhasë, “duhet të jenë vetë deputetët që duhet të kërkojnë heqjen e imunitetit në raste të tilla.” Ai argumentoi se pavarësisht çfarë do të bëjë sot Këshilli i Mandateve, Partia Socialiste dhe Belinda Balluku “e ka humbur këtë betejë” sa i përket imunitetit dhe çështjes së mandatit. Sipas Lapardhasë, politikanët në Shqipëri gjejnë strehë tek partitë politike për tu ruajtur nga përballja me drejtësinë. “Kjo praktikë duhet...