Balluku: Besoj te drejtësia, nuk do përmend kurrë gjyqtarë e prokurorë

Balluku: Besoj te drejtësia, nuk do përmend kurrë gjyqtarë e prokurorë

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, teksa i kaloi sot stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE, theksoi se nuk ka patur kurrë lidhje me korrupsionin dhe nuk e ka penguar kurrë drejtësinë që të bëjë punën e saj. Balluku vuri në dukje se beson te drejtësia e re dhe nuk do përmendë kurrë gjyqtarë apo prokurorë. Po ashtu ajo përgënjeshtroi aludimet se zotëron 300 apartamente, apo jahte, helikopterë dhe limuzina, duke u shprehur se të gjitha akuzat janë pjesë e një “gjyqi publik”, me të cilin ajo është rritur. “Kam vendosur ndryshe nga shumë të tjerë të mos analizoj, të mos shaj, anatemoj, dhe të jem konsistente në qëndrimin tim sa i përket drejtësisë. Nëse do t’u ktheheni deklaratave të mia për drejtësinë, nuk do gjeni kurrë asnjë...