Balla takim me raporterin për Shqipërinë në PPE në Bruksel, Kovatchev: Uroj që Shqipëria të jetë anëtari më i ri…

Balla takim me raporterin për Shqipërinë në PPE në Bruksel, Kovatchev: Uroj që Shqipëria të jetë anëtari më i ri…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përcjellë një mesazh nga salla kryesore e seancave të Parlamentit Europian në Bruksel, duke vënë theksin te mbështetja për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Ju përshëndes nga salla kryesore e seancave të Parlamentit Europian, në Bruksel, një institucion që mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaroi Balla në një video-mesazh. Ai thekson se dokumenti i fundit i prezantuar në këtë institucion vlerëson ecurinë e Shqipërisë në procesin e negociatave. “Draft-Rezoluta e prezantuar javën e kaluar vlerëson progresin e Shqipërisë, rekordin historik të hapjes së të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajsh dhe ambicjen tonë të përmbyllim negociatat brenda 2027”, shprehet ai. Balla ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Seancën...