Avokati i Thaçit në Hagë: Asnjë provë se ai ka pasur rol në kryerjen e krimeve

Avokati i Thaçit në Hagë: Asnjë provë se ai ka pasur rol në kryerjen e krimeve

Duke folur në seancën e sotme në Hagë, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiç tha se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të të akuzuarve. Po ashtu ai hodhi poshtë se Thaçi ka patur një rol në hartimin dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së. Sipas avokatit zyra e Prokurorit të Specializuar premtoi shumë, por nuk i bazoi pretendimet në prova. “Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por kanë paraqitur asgjë”, theksoi ai. “Konsensusi i provave dhe dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë që shënjestronte kundërshtarët. ZPS nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime të hënën....