Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj iu cenua dinjiteti njerëzor dhe privatësia, gjatë vizitës mjekësore që ai kreu në korrik në një klinikë private në Durrës, në prani të punonjësve të policisë së burgjeve. Në këtë përfundim ka arritur një hetim administrativ i realizuar nga Avokati i Popullit, pas shqetësimit nga vetë Veliaj se gjatë ekzaminimit nga mjeku, në dhomën e spitalit ka qëndruar edhe një efektiv. Kryebashkiaku iu nënshtrua një ekzaminimi periodik (kolonoskopi), dhe jo një vizite të thjeshtë mjekësore. Çfarë thotë raporti? Avokati i Popullit ka bërë një raport në lidhje me ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndaj kryebashkiakut të paraburgosur Erjon Veliaj. Nga hetimi administrativ pas shqyrtimit të ankesës së qytetarit të parë të Tiranës, Institucioni i Avokatit të Popullit evidenton se gjatë një vizite shëndetësore të kryetarit të Bashkisë...