Avokati i Popullit pret Ambasadorin e Spanjës: Bashkëpunim për integrimin dhe të drejtat e njeriut

Avokati i Popullit pret Ambasadorin e Spanjës: Bashkëpunim për integrimin dhe të drejtat e njeriut

Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, priti në një takim zyrtar ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, z. Gabriel Cremades. Ai e uroi z. Endrit Shabani për detyrën e sapo nisur, ndërsa Avokati i Popullit e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Spanja i jep vendit tonë. Ky takim shënon një hap tjetër drejt forcimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, në vigjilje të 40-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Me rritjen e ndërsjellë të turizmit dhe shkëmbimeve njerëzore, u theksua domosdoshmëria për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Spanjë dhe atyre spanjollë në Shqipëri. Ambasadori Cremades rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Spanjës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar reformat e ndërmarra dhe progresin e bazuar në meritë. Institucioni i Avokatit të Popullit...