Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë reagon pas vendimit të Kushtetueses për mbylljen e Tik Tok: Zhvillim i…
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili sëbashku me Rrjetin Ballkanin për Gazetari Investigative (BIRN Albania), kishin paraqitur kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për masat e marra nga Qeveria për bllokimin e platformës Tik Tok, ka përshëndetur vendimin e djeshëm të Kushtetueses, që e cilësoi anti-kushtetuese mbylljen e Tik Tok. Përmes një njoftimi, AGSH shkruan se Kushtetuesja pranoi pjesërisht kërkesën e tyre, duke theksuar se ky vendim ishte një zhvillim i rëndësishëm për mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Sipas AGSH, në një shoqëri demokratike, çdo kufizim i komunikimit publik duhet të jetë i bazuar qartë në ligj, proporcional dhe i justifikuar nga një interes publik i domosdoshëm. “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë mirëpret vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pranuar pjesërisht kërkesën e...
Burimi:
sot.com.al