“Askush s’ka ardhur të verifikojë dëmet”/ Dalja nga shtrati e lumit Vjosë, fermerët në Fier kërkojnë dëmshpërblim
Stina e dikton se ka ardhur koha për mbjelljen e kulturave të tjera bujqësore, por fermerët në fshatin Kafaraj të Fierit, përballen me vështirësi ekonomike pas humbjeve të mëdha që pësuan me prodhimin e Lakrës së Brukselit. Përmbytjet e shkaktuar me daljen nga shtrati të lumit Vjosë rreth dy muaj më parë kanë lënë pasoja të mëdha në kulturat e stinës në fshatin Kafaraj në Frakull të Fierit. Janë plot 7 hektarë sipërfaqe e kultivuar me lakër Brukseli e cila është tërësisht e kalbur. “Jemi afërsisht pas dy muajsh nga dalja e lumit, kisha 1 ha lakra, rreth 35 mln lekë të humbura. Kane qenë 50 dynym lakër, shumica i ka prishur se është koha e mbjelljes së shalqirit”,- tha një fermer. “Hidh e mos...
Burimi:
sot.com.al