“Askush nuk ka pyetur familjet e prekura”, Tabaku: Dëmi i tregut të ‘5 Majit’ shkon në 1 milion euro, qeveria të..
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar nga tregu pranë ish-Uzinës “Dinamo”, i njohur si tregu i 5 Majit, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar mbi 100 biznese dhe magazina, duke lënë pa të ardhura dhjetëra familje shqiptare. Në një deklaratë nga vendngjarja, Tabaku theksoi se dëmi ekonomik është masiv dhe se shumë biznese familjare kanë humbur mallra me vlerë nga qindra mijëra deri në 1 milion euro. Sipas saj, edhe pse kanë kaluar orë nga ngjarja, bizneset e prekura nuk kanë pasur ende asnjë kontakt nga institucionet shtetërore. “Askush nuk ka ardhur t’i pyesë për vlerën e mallit, për punonjësit apo për atë që do të ndodhë nesër me familjet që sot kanë parë të digjet e ardhmja e tyre,”...
Burimi:
sot.com.al