Ashpërsohen masat/ Policia e Vlorës nis aksionin kundër parkimit të dyfishtë

Ashpërsohen masat/ Policia e Vlorës nis aksionin kundër parkimit të dyfishtë

Pas vendimit për ashpërsimin e masave ndaj drejtuesve të automjeteve që parkojnë në mënyrë të dyfishtë ose në hapësira që cenojnë qarkullimin dhe hapësirën publike, strukturat e Policisë së Vlorës këtë të hënë kanë nisur një aksion të gjerë kontrolli në të gjithë territorin e qytetit. Sipas raportimeve bëhet e ditur se, në terren kanë zbritur njëkohësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Forcat “Shqiponja”, Policia e Qarkullimit Rrugor dhe shërbimet e rendit, duke zhvilluar kontrolle të përqendruara në zonat më problematike. Fokusi i ndërhyrjes ka qenë kryesisht në akset kryesore, në rrugët e brendshme me fluks të lartë lëvizjeje, pranë institucioneve publike, shkollave, spitaleve dhe zonave tregtare, ku parkimi i paligjshëm ka krijuar vazhdimisht bllokime, vështirësi për këmbësorët dhe rrezik për sigurinë rrugore. Sipas të dhënave...