Asambleja Zgjedhore e FSHF-së, Armand Duka konfirmohet për mandatin e shtatë

Asambleja Zgjedhore e FSHF-së, Armand Duka konfirmohet për mandatin e shtatë

TIRANË – Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF po mbahet sot (e hënë, 16 shkurt) në orën 10:00 në ”Shtëpinë e Futbollit”, Tiranë. Në këtë Asamble do të zgjidhet presidenti i FSHF për një mandat katër vjeçar dhe 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Për postin e presidentit të FSHF, është regjistruar vetëm kandidatura e Armand Dukës, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës. Duka është në krye të FSHF-së prej vitit 2002 dhe do zyrtarizohet për mandatin e shtatë.Sakaq, sipas asaj që ka konstatuar Komisioni i Verifikimit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF janë propozuar 13 emra kandidatësh: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu...