Arsenal armësh dhe drogë në shtëpi, arrestohet i riu në Përmet

Arsenal armësh dhe drogë në shtëpi, arrestohet i riu në Përmet

Armë zjarri, fara kanabisi dhe municion luftarak të fshehura në shtëpi. Këto ishin veprat penale që çuan një 33-vjeçar në Përmet drejt prangave të policisë. Kjo e fundit ndërhyri pas informacioneve se ai, një person me precedent penal në fushën e narkotikëve, ishte përfshirë sërish në veprimtari të paligjshme. Gjatë kontrollit në banesën e personit me iniciale K.K , efektivët zbuluan një kallashnikov, dy pushkë,300 fara kanabisi, sasi kanabisi që dyshohet se mbahej me qëllim shitjen, si dhe katër krehra me fishekë luftarak. Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore për të parë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Dosja i kaloi Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë i policisë “Përmet/Finalizohet operacioni i koduar “Historiku”. Sekuestrohen...