ARRSH devijoi qarkullimin pas dëmtimeve serioze/ Nisin problemet në rrugën alternative, 3 trajlera bllokohen në Moglicë
Fillojnë problemet e para në qarkullim në segmentin alternativ që ARRSH vendosi për autoveturat. Mësohet se në zonën e Moglicës kanë mbetur të bllokuar tre trajlera ku sipas informacioneve deri më tani është e pamundur të bëhet hapja e qarkullimit për shkak të këtij bllokimi. Trajlerat mësohet se kanë kaluar nga Elbasani dhe janë lejuar nga policia e zonës të kalojnë në këtë segment. Policia e Korçës ndërkohë ndodhet në vendngjarje, me forca të shtuara në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për hapjen e qarkullimit.
Burimi:
sot.com.al