“Arritjet tona dhe vizioni për të ardhmen”, ditën e fundit të 2025- ës, Alban Xhaferi bën bilancin e Vllaznisë

“Arritjet tona dhe vizioni për të ardhmen”, ditën e fundit të 2025- ës, Alban Xhaferi bën bilancin e Vllaznisë

Në prag të mbylljes së vitit 2025, është momenti i duhur për të reflektuar me përgjegjësi, krenari dhe realizëm mbi rrugëtimin e KF Vllaznia, arritjet tona dhe vizionin për të ardhmen. Arritjet e Vllaznisë gjatë këtij viti: Arritja e objektivit madhor sportiv me shpalljen nënkampion i Shqipërisë, pavarësisht dhimbjes së finales – një dëshmi force, karakteri, këmbënguljeje dhe vazhdimësie deri në fund. Përfaqësim dinjitoz në kupat e Europës, duke arritur në turin e dytë dhe duke vijuar traditën e pesë viteve të fundit, për të rikthyer dhe forcuar respektin për emrin Vllaznia në arenën ndërkombëtare. Krijimi i Vllaznia B, një hap strategjik që do të ndihmojë në evidentimin dhe përgatitjen e elementëve cilësorë për ekipin e parë. Fitimi për të dytin vit radhazi i Topit...