Arrestohet shqiptari në Itali, në banesë i gjenden heroinë dhe municione luftarake
Policia italiane e Aprilia ka arrestuar një të ri shqiptar, i përfshirë në trafikun e drogave të forta, por edhe mbajtjes së municioneve luftarake të rënda.I dyshuari kishte hyrë së fundmi në vendin fqinj, teksa iu sekuestrua mes të tjerash kokainë, heroinë, radio marrëse, thikë, një granatë, peshore elektronike, valutë dhe sende të tjera të nevojshme për biznesin ilegal. Oficerët hasën në rrugë lëvizje të dyshimta të dy personave që po shkëmbenin mallin dhe ndërhynë. Të dy u përpoqën të arratiseshin, por u prangosën pas pak minutash ndjekjeje. Kontrolli lejoi hyrjen në apartamentin e zënë nga i arrestuari, ku u gjetën afërsisht 100 gram kokainë, një bllok prej 60 gramësh kanabis, disa doza kokaine gati për shitje, si dhe 280 euro në para të gatshme,...
Burimi:
sot.com.al