Arrestohet shoferi i kamionit, shihni si u zbulua 350 kg kanabis në Kakavijë (VIDEO)
POLICIA E SHTETIT Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe i intensifikimit të kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe informacionet në rrugë operative, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kaluan për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas në vijën e dytë në dalje kamionin që drejtohej nga shtetasi E. Q. Nga kontrolli i imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura, në një vend të krijuar posaçërisht në dyshemenë e kamionit, poshtë shtresës së saj, rreth 166 pako, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale rreth 350 kilogramë. Në vijim të veprimeve...
Burimi:
argjiroja.net