Arrestohet flagrancë 48-vjeçari në Tiranë/ Mbante fshehur në banesë, kallashnikov
Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili u kap me armë në banesë. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet Sh. L. NJOFTIMI I POLICISE: Fshihte në banesë, 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari. Sekuestrohen arma dhe municioni. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç. Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan...
Burimi:
sot.com.al