Arrestohet 63-vjeçari/ E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’ (EMRI)
Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e Muhamet Çeçës në fshatin Kllojkë, Bërzhitë, blutë sekuestruan 2 armë zjarri(një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kllojka” në kuadër të të cilit, u arrestua shtetasi: -M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri(një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion...
Burimi:
sot.com.al